Të hënën do të protestohet në Prishtinë, shkak deklarata e Kurtit për Ivanoviqin

Mesditën e së hënës pritet të mbahet protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkak i së cilës është deklarata e kryeministrit Albin Kurti për politikanin serb, Oliver Ivanoviq

Fotoilustruese

Të hënën e 23 janarit është thirrur protestë në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, për shkak të deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për politikanin serb Oliver Ivanoviq, të cilin Kurti e përshkruajti si njeri të përkushtuar.

Protesta është thirrur nga një grup në rrjetin social Facebook, që thuhet të jetë nga fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në njoftim thuhet se protesta është organizuar për shkak të indinjimit me veprimet e Kurtit, që sipas thirrësve ai ka tentuar të amnistojë një kriminel lufte.

“Të indinjuar thellë me veprimet e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, dhe tenitmin e tij për të amnistuar kriminelin e luftës, ideatorin dhe kryesin e vrasjeve të shqiptarëve civilë, Oliver Ivanoviqit. Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thërrasin për protestë, me moton:“Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë!”, thuhet në njoftim.

Protesta pritet të mbahet të hënën në orën 12:00 dhe sipas organizatorëve ka për qëllim ndërgjegjësimin për vlerën e historisë dhe të ardhmës së vendit.

“Në këtë protestë ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim, të cilët mendojnë se heshtja ndaj veprimeve destruktive dhe të rrezikshme është po ashtu një bashkëngjitje në faj”, theksohet në njoftim.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika