Vërshimet në Podujevë, Bulliqi: Do t’i ndihmojmë qytetarët tanë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se ka vizituar disa nga familjet të cilat kanë pësuar më tepër nga vërshimet ditëve të fundit në këtë komunë, dhe se "bazuar në mundësitë tona komunale si dhe duke kërkuar edhe ndihmën e institucioneve qendrore do të ndihmojmë qytetarët tanë"

Pamje nga vërshimet në Podujevë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar lidhur me vërshimet e fundit në komunën e Podujevës.

Përmes një postimi Bulliqi ka thënë se ka vizituar disa nga familjet të cilat kanë pësuar më tepër nga vërshimet ditëve të fundit në këtë komunë.

“Nga afër kam parë edhe intervenimet që po bëhen nga kompanitë e kontraktuara për zgjerimin e shtratit të lumenjëve dhe sanimin e rrugëve. Nga vërshimet dëme janë shkaktuar në shtëpi banimi, biznese private, toka bujqësore, ferma të bagëtive, infrastrukturë rrugore e të tjerë”, ka shkruar Bulliqi.

Pamje nga vërshimet në Podujevë

Tutje kryetari i Podujevës ka shtuar se kanë ngritur Komisionin për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, “ku tashmë komisioni ka filluar punën për vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara”.

“Pas pranimit të raportit, bazuar në mundësitë tona komunale si dhe duke kërkuar edhe ndihmën e institucioneve qendrore do të ndihmojmë qytetarët tanë”, ka theksuar tutje Bulliqi

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika