Plani i zbatimit të marrëveshjes së dakorduar, i vështirë për Kosovën

Faza në të cilën kanë hyrë nga sot Kosova dhe Serbia konsiderohet tejet e rëndësishme për fatin e marrëveshjes së dakorduar rreth Planit Evropian. Por më i i vështirë dhe sfidues, hartimi i planit të zbatimit vlerësohet të jetë për Kosovën. Në këtë proces, sipas njohësve të procesit të dialogut, pritet të detajohen dhe qartësohen shumë gjëra, përfshirë Asociacionin dhe statusin e Kishës Ortodokse Serbe

Dakordimin e shumëkërkuar për Planin Evropian, Kosova dhe Serbia e arritën mbrëmjen e 27 shkurtit në Bruksel.

Mirëpo, kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nuk u pajtuan për aneksin i cili shpjegon se si duhet të zbatohet plani.

Finalizimi i këtij udhërrëfyesi i është ngarkuar emisarit evropian, Mirsolav Lajçak dhe si afat për të është vendosur 18 marsi, kur pritet të mbahet takimi i radhës mes liderëve.

Deri atëherë, diplomati sllovak do t’i shpeshtojë udhëtimet në Prishtinë dhe Beograd, në atë që njihet si “diplomaci fluturuese”.

Si e tillë, ajo parasheh që BE-ja, në këtë rast si palë e tretë, të përcjellë qëndrimet e palëve nga njëra te tjetra, deri në momentin e takimit të përbashkët.

Në këtë proces, Qeveria e Kosovës ka dhënë sugjerimet e para publike.

“Ky plan duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Pikërisht ky proces gati tri javor, vlerësohet i vështirë dhe sfidues për Kosovën nga shoqëria civile.

Dy çështjet të do të ndikojnë në këtë, sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike, janë Asociacioni dhe statusi i Kishës Ortodokse.

Arbresha Loxha, drejtoreshë e GLPS-së ka thënë se “Konsideroj që do të ketë dinamika dhe do të jetë proces i vështirë sepse numri i temave dhe çështjeve që do të diskutohen dhe për të cilat do të arrihet dakordim është goxha i madh, ndërsa periudha është relativisht e shkurtër. Kështu që BE-ja dhe SHBA-të e kanë marrë një lloj pajtimi prej të dy palëve në parim për secilën prej atyre çështjeve”.

Asociacioni është në mesin e pikave të udhërrëfyesit që BE-ja u ka dorëzuar palëve si propozim më 6 dhjetor të vitit të kaluar, e të cilin RTV Dukagjini e kishte  publikuar para tri javësh.

Aty thuhet se jo më larg se 15 ditë nga data e nënshkrimit të marrëveshjes bazë, Ekipi Menaxhues duhet t’i prezantojë dialogut të lehtësuar, draftin e parë të Statutit në më mënyrë që të nisin diskutimet për të.

Kur kjo të ndodhë, sipas draftit, palët duhet formalisht të kenë në fuqi menjëherë: Njohjen e ndërsjellë të dokumenteve dhe simboleve respektive, si dhe shkëmbimin e misioneve diplomatike.

Ky draft është publikuar nga mediat edhe të martën, një ditë pas dakordimit në Bruksel.

Por, raportimin për dokumentin, Qeveria e ka quajtur të pasaktë dhe të paqëndrueshëm.

Zëdhënësi i ekzekutivit, Perparim Kryeziu ka thënë se për planin e zbatimit do të diskutohet dhe negociohet në takimet e radhës.

BE-ja synon që puna për zbatimin e marrëveshjes të finalizohet para takimit të radhës të Këshillit Evropian, që mbahet më 23 dhe 24 mars.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika