Bombardimi i porteve të Ukrainës, Blinken: Rusia po shkatërron grurin dhe më të varfrit do të paguajnë më shumë për të

"Rusia fjalë për fjalë po shkatërron grurin dhe më të varfëritë dhe më të rrezikuarit në botë tani do të paguajnë më shumë për të"

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë bombardimet ruse ndaj porteve ukrainase në Odesa.

Blinken ka thënë se Rusia është duke shkatërruar grurin dhe kjo do të ndikojë te më të varfrit, duke i bërë thirrje Rusisë që të mos e përdorë ushqim si një armë lufte.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë bombardimet e pamëshirshme të Kremlinit ndaj porteve dhe objekteve të Ukrainës që përdoren për furnizimin global të ushqimit. Rusia fjalë për fjalë po shkatërron grurin dhe më të varfëritë dhe më të rrezikuarit në botë tani do të paguajnë më shumë për të. Moska duhet të ndalojë ta bëjë ushqimin një armë lufte”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Rusia goditi qytetet jugore të Ukrainës me dronë dhe raketa për të tretën natë radhazi të enjten, duke e mbajtur Odesën në pikën kryesore të Kremlinit pas një mosmarrëveshjeje të ashpër mbi përfundimin e një marrëveshjeje, që e lejoi Ukrainën të dërgonte grurë përmes portit kyç të Detit të Zi.

Ndërsa, Rusia ka vënë në shënjestër infrastrukturën kritike të eksportit të grurit ukrainas që kur u zotua për “hakmarrje” këtë javë për një sulm që dëmtoi një urë thelbësore midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë të aneksuar nga Moska.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika