Reduktohen pritjet në pikat kufitare të Kosovës

Fluksi i madh i bashkatdhetarëve në pikat kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë ka shkaktuar pritje të gjata, deri në mbi dy orë, por tani siç raportohet nga MPB-ja, situata është përmirësuar, duke sjellë ulje të kohës së pritjes dhe normalizim të trafikut

Pikëkalimi kufitar, Merdarë.

Në ditët e kaluara, Dheu i Bardhë, pikë kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kishte qenë i ngarkuar me fluksin e madh të bashkatdhetarëve që kalojnë për të hyrë në territorin e Kosovës.

Kolonat e gjata të automjeteve janë bërë një problem i dukshëm, duke çuar deri në mbi dy orë pritje për hyrje në kufi.

Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës, pritjet për hyrje te Dheu i Bardhë që nga ora 08:22 e mëngjesit të së hënës, zgjat 40 minuta, duke shënuar kështu një ulje të lehtë të kohës së pritjes.

Kolona e veturave në hyrje të pikës kufitare është shtrirë në një distancë prej 400 metrash.

Ndërsa, situata në vendkalimin kufitar Muçibabë dhe Mutivodë ka ndryshuar, kolona e gjatë e veturave në hyrje të këtyre pikave kufitare raportohet të jetë shpërndarë.

Statistikat nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Trafiku në këto dy pika është normalizuar, dhe pritjet për hyrje dhe dalje në to tani shtrihen vetëm nga 5 deri në 10 minuta dhe 3 deri në 5 minuta.

Lexo edhe: Fluks i madh i bashkatdhetarëve te Dheu i Bardhë, kolona deri mbi 1 kilometër

Gjithashtu, kolonat e veturave në hyrje të pikave të tjera kufitare nuk ekzistojnë deri më tani.

Në pikat kufitare të tjera në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk raportohet për pritje të gjata. Bashkatdhetarët mund të hyjnë dhe të dalin nga Kosova me kohë të shkurtër pritjeje prej 3 deri në 5 minuta.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika