Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të thërrasë menjëherë seancën për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Ramadani, përmes një postimi, ka bërë thirrje që seanca të mbahet sot, duke kërkuar miratimin e ligjit që, sipas tij, qytetarët e kanë kërkuar përmes protestave gjatë 17 ditëve të fundit, njofton Dukagjini.
“Thirreni more seancën sot menjëherë! Ta votojmë ligjin që e kërkuan tash e sa 17 ditë qytetarët në protestë! Çka po prisni?”, ka shkruar Ramadani.