Alimentacioni i papaguar, vendimet e gjykatave rrallë zbatohen

Mos kryerja e obligimeve financiare nga prindërit për çifte të ndara, mbetet një problematikë me vendime të gjykatave që shpesh herë nuk zbatohen. Një grua e intervistuar nga Dukagjini ka treguar sfidat për rritjen e djalit të saj, ngaqë babai i tij tash e disa vite nuk e kishte paguar detyrimin ligjor. Raste të tilla, Ministria e Drejtësisë, po synon t’i adresojë përmes ndryshimeve që janë bërë në projektodin civil

Bashkime Sylejmani jeton në këtë shtëpi një dhomëshe bashkë me djalin e saj që edhe pak ditë i mbush 15 vjet.

47 vjecarja që nga viti 2013 u nda nga bashkëshorti i saj, dhe për shkak se kujdestaria kishte mbetur tek nëna, Gjykata kishte vendosur që babi i djalit të paguante shumën prej 80 eurove cdo muaj.

Por, Sylejmani thotë se një gjë e tillë nuk ndodhi asnjëherë.

“Gjykata me ekzekutim të shkallës së lartë e ka caktuar 80 euro, ai nuk e ka dhënë asnjëherë alimentacionit, i kam bërë kërkesë për mosdhenie të alimentacionit, që duhet me e bë sociale këtë por unë e kam bërë vetë, sepse sociali me ka thënë se nuk dua të ja di a jep apo nuk jep”, tha Bashkime Sylejmai, nënë vetëushqyese.

Tek rrëfen për sfidat që ka kaluar ndër vite, ajo thotë se djalin e rriti me ndihma nga qytetarët e tjerë dhe se nga institucionet e Kosovës, aktualisht nuk merr asnjë ndihmë sociale.

Shtëpia në të cilën jeton i takon ish bashkëshortit, për cka thotë se i ka kërkuar që të largohet nga aty, derisa pretendon se ka një sërë urdhrash mbrojtës të lëshuar nga gjykata kundër ish-bashkëshortit të tij, të denoncuar për dhunë në familje.

Por një version ndryshe e ka avokati që deri vonë e ka përfaqësuar Ahmet Gërxhaliun, ish-bashkëshortin e Bashkime Sylejmanit.

E njëjta, sipas avokattit Muhamet Mehmetit, është dënuar për kallëzim të rremë, e edhe për veprën penale të kanosjes ndaj ish-klientit të tij.

Në lidhje me mos-pagesën e alimentacionit, Mehmeti ka shtuar se Gërxhaliu është pensionist që përdorë medikamente shkaku i moshës, e gjithashtu ka borxhe ndaj disa ndërmarrjeve publike, si KEDS E Termokos.

Alimentacionin, Mehmeti thotë se ish-klienti i tij e kishte paguar deir në momentin që i është rrezikuar ekzistenca e tij.

Praktika e përmbushjës e detyrimeve financiare ndaj fëmijëve, në vend, sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi mbetet problematike.

Hulumtuesja Arrita Rezniqi, thotë se vendimet rrallë gjejnë zbatim, porse ka forma të tjera që mund të ndërmarrin institucionet për këtë.

“Raste të tilla në praktik fatkeqësisht shohim shpesh raste kur nuk respektohen vendimet e gjykatës, përkundër nxjerrjes së një vendimit që obligon një palë, për pagesën e alimentacionit për fëmijet, kjo nuk gjen zbatim në praktikë, e këto raste janë të veshtira sidomos me rastet kur kemi të bëjmë me viktimat e dhunës në familje, ose situata më të acaruara në këtë aspekt, por në praktikë situata e mundëson që përmes procedurës përmbarimore këto të realizohen”, tha Arrita Rezniqi, hulumtuese në IKD.

E nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se kanë ndërmarrë një nismë reformuese, dhe se në kuadër të ndryshimeve në Projektkodin Civil, është planifikuar të ketë ndryshime edhe në rregullimin e Alimentacionit për Fëmijët.

“Duke pasur parasysh një problematikë të tillë, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë një nismë reformuese dhe në kuadër të ndryshimeve në Projektkodin Civil, ka planifikuar që ta bëj rregullimin e Alimentacionit për Fëmijët në rastet kur prindërit janë në pamundësi për këtë. Rrjedhimisht në mënyrë që të sigurohet Alimentacioni për fëmijët, MD ka iniciuar rregullimin e Alimentacionit për fëmijët dhe sigurimin e tij nga buxheti i shtetit (shteti merr këtë përgjegjësi) për rastet kur prindërit janë në pamundësi të mbulojnë alimentacionin për fëmijë. Kjo nuk do të thotë që prindi obligues lirohet nga ky obligim, i cili obligohet që në mundësinë e mjeteve të disponueshme financiare, ta kompensojë buxhetin e shtetit me mjetet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Mbajtja financiare dhe ushqimi i fëmijës nga të dy prindërit, kur është i mitur, obligohet me ligjin për familjen.

Projektodi Civil, sipas planit legjislativ të qeverisë, është paraparë të dërgohet për votim në kuvend në mes të këtij viti.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika