Arrestohet një person për dhunë në familje në Shtërpcë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën e 3 janarit, është arrestuar një i dyshuar për dhunë në familje në fshatin Firajë të Shtërpcës

Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Policia ka bërë të ditur se personi është i moshës 42-vjeçare (Sh.S).

Tutje, bëhet e ditur se për shkak të një mosmarrëveshjeje, i dyshuari ka kërcënuar bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Rastin, Policia e stacionit në Shtërpcë a ka pranuar rreth orës 17:00, ndërkaq rasti ka ndodhur në fshatin Firajë të Shtërpcës.

Kësisoj, pas intervistimit të të dyshuarit në stacion të Policisë në Shtërpcë, prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka vendosur që i dyshuari të dërgohet për 48 orë në mbajtje dhe rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.

“Sot, rreth orës 17:00, Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Firajë të Shtërpcës ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin SH.S (M/K) i moshës 42-vjeçar, i cili shkak i disa mosmarrëveshjeve kishte shkaktuar dhunë në familje, duke kërcënuar bashkëshorten dhe vajzën e tij. Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në Facebook.

 

 

 

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika