Forcat e Armatosura shqiptare nisen drejt Kosovës për të mbështetur banorët e prekur nga vërshimet

Trupa dhe mjete të Forcave të Armatosura shqiptare janë nisur drejt Kosovës për mbështetur banorët e prekur nga vërshimet

Forcat e Armatosura Shqiptare në drejtim të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se trupa dhe mjetet e Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë nisur drejt Kosovës.

E, kjo mbështetje erdhi për të iu dalë në ndihmë banorëve të disa komunave në Kosovë, të cilat janë prekur rënë nga përmbytjet.

“Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”, ka shkruar Rama.

Disa nga komunat e Kosovës, përfshirë Mitrovicë, Skenderajt, Klinë , Pejën e në disa rajone të tjera gjatë të enjte (dje) dhe gjatë të premtes (sot) si pasojë e reshje t shitur janë vërshuar shumë shtëpi, lokale.

Deri më tani Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dëme në njerëz nuk ka.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka thënë se “forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit”.

Ai tha se ata FA janë të gatshëm të ndërhyjnë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës.

“Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira”, ka shkruar Peleshi.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika