Haradinaj: Jemi në rrezik që t’i humbim partnerët strategjikë dhe SHBA-në, t’i japim fund qeverisë antishtet të Albin Kurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar për vendin. Ai konsideron se tani jemi në një fazë vendimtare politike dhe se po rrezikojmë humbjen e gjërave që Kosova i ka arritur deri tash, veçanërisht miqësinë me SHBA-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar për fatin e Kosovës. Ai ka thënë se vendi tani është futur në një fazë vendimtare politike dhe se i duhet dhënë fund “keqqeverisjes” së Albin Kurtit.

Sipas Haradinajt, vendi po rrezikon humbjen e gjërave që i ka arritur deri më tani, përfshirë edhe miqësinë me SHBA-në.

Andaj, kreu i AAK-së konsideron se në këtë situatë duhet dhënë fund “qeverisë antishtet të Albin Kurtit”.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj informon se sot Kryesia e AAK-së në Pejë ka nisur “ciklin e diskutimeve për veprimet konkrete të mobilizimit të saj dhe të shtrirjes e të forcimit të Bashkimit”, i cili sipas tij, “tashmë e ka krijuar bërthamën e vet me Nismën Social-Demokrate, Klubin e Intelektualëve E-30 dhe me Listën Konservatore”.

“Ky bashkim politik do të rritet dhe nuk do të ndalemi deri sa ta krijojmë masën kritike që i jep fund kësaj logjike antikombëtare qeverisëse dhe aspak nuk është e rastësishme, pse nga Peja”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se “Kosova është përcaktuar në rrugën e vet euroatlantike dhe partneriteti me aleatët, veçmas me Amerikën”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika