“Kopshti i Hijeve” në Teatrin Kombëtar, shfaqë historinë e familjës Bogujevci

Sot nga ora 20:00 do të mbahet shfaqja "Kopshti i Hijeve", shfaqje kjo e cila tregon historinë e familjes Bogujevci

Shfaqje në Teatrin Kombëtar të Kosovës për familjën Bogujevci

Sot në orën 20:00 në mbrëmje, në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të mbahet shfaqja “Kopshti i Hijeve”, shfaqje kjo e cila tregon historinë e familjes Bogujevci, me regji të Nastazja Domaradzka.

“Ne besojmë fuqishëm se përgjigja më e fuqishme ndaj së keqas dhe padrejtësisë është të ndajmë historinë tonë. Nëpërmjet tij, ne synojmë të ruajmë historinë tonë, të edukojmë, të frymëzojmë, të fuqizojmë dhe të kontribuojmë në ndjekjen tonë të drejtësisë. Ky interpretim teatror është veçanërisht domethënës, duke hedhur dritë mbi jetën tonë para dhe pas masakrës tragjike, jo vetëm mbi ngjarjet”, ka thënë Fatos Bogujevci prej familjes Bogujevci.

“Shfaqja tregon historinë e familjes Bogujevci: fëmijët e parë që dëshmuan në një gjykatë për krimet e luftës. Kjo gjykatë i jep formë narrativës në ndryshim, duke rrëshqitur mes kohës, vendit, realitetit dhe imagjinatës. Kopshti i hijeve ekziston në skenë si një botë paralele e kujtesës dhe së ardhmes alternative”, thuhet në njoftimin nga Teatri Kombëtar i Kosovës.

Aktorët që do të luajnë në këtë shfaqje janë: Aurita Agushi, Blend Arifi, Emine Toska, Fitore Jashari, Gani Rrahmani, Kushtrim Qerimi, Qëndrim Kqiku, Safete Mustafa Baftiu.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika