Mbi 34 mijë trupa ruse të vrarë në Ukrainë gjatë pushtimit

Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve që Rusia ka pësuar që nga fillimi i luftës. Në raport thuhet se 34 mijë e 850 trupa ruse janë vrarë

Ushtar rus në centralin më të madh bërthamor të Ukrainës pranë Zaporizhzhia

Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve që Rusia ka pësuar që nga fillimi i luftës.

Në raport thuhet se 34 mijë e 850 trupa ruse janë vrarë dhe tre mijë e 659 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar.

Pajisjet e tjera ushtarake që janë zhdukur përfshijnë 184 helikopterë,  një mijë e 532 tanke dhe 217 avionë, shkruan Sky News.

Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës, bëhet e ditur se në 123 ditët e luftës, janë shkatërruar 99 sisteme të luftës kundërajrore dhe 139 raketa lundrimi.

Po ashtu, dy mijë e 564 automjete dhe rezervuare të karburantit konsiderohen të shkatërruara.

Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar se Ukraina do të luftojë për një fitore të përgjakshme, por pushtimi rus sipas Zelenskyt do të përfundojë me diplomaci.

Në intervistën televizive e cila shënoi përvjetorin e tretë të Presidentit të Ukrainës, ai ka thënë se kësaj lufte duhet që t’i vijë fundi.

“Ne nuk e filluam këtë luftë. Por ne duhet ta përfundojmë atë,” tha Zelensky në një intervistë që u transmetua të shtunën e 21 majit.

Sipas Zelenskyt, “fitorja do të jetë e përgjakshme në betejë, por fundi do të jetë me diplomaci”.

Ai kishte thënë se dëshira e tij dhe e popullit është që gjithçka t’iu kthehet prapa.

Zelensky: Lufta në Ukrainë do të përfundojë me diplomaci

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika