Organizatat ndërkombëtare në të cilat u anëtarësua deri tani Kosova dhe cilat i synon?

Kosova është anëtare e tetë organizatave ndërkombëtare, ndërsa nuk është anëtare e tetë organizatave të tjera, në të cilat, synon të jetë. Përpjekjet e Kosovës sa u përket anëtarësimeve ngelin te anëtarësimi në Bashkimin Evropian, OKB dhe NATO

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Me gjithë pengesat e shkaktuara nga Serbia kundër Kosovës, Kosova është bërë anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe organizatat më të rëndësishme financiare e sportive.

Disa prej tyre janë:

-Banka Botërore

– Fondi Monetar Ndërkombëtar

– Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim

– Federata Botërore e Futbollit

-Federata Evropiane e Futbollit

-Komiteti Olimpik

-Organizata Botërore e Doganave

-Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore.

Ndërkaq, Kosova nuk është anëtare e:

-Organizatës së Kombeve të Bashkuara

– Bashkimit Evropian

– Këshillimit të Evropës

– Organizatës Botërore të Tregtisë

– Organizatës Botërore të Shëndetësisë

-Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Serbia ka penguar që Kosova të anëtarësohet në :

– Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL)

– Agjencinë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).

Tabelë ilustruese ku shihen se ku është dhe ku nuk është e anëtarësuar Kosova (Portali Dukagjini).

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare paraqet proces të rëndësishëm dhe ringjallje për vendin. Hapin e parë më të rëndësishëm Kosova e ndërmori me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim në vitin 2015.

Para shpalljes së pavarësisë, çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB nuk ka qenë prioritet, dhe në vend të saj, theksi ishte në anëtarësimin në organizatat të tjera ndërkombëtare.

Atë kohë, Martti Ahtisaari, në një deklaratë të tij nga viti 2008 pati thënë:

“Ata [Kosova] duhet të bëhen anëtarë të organizatave ndërkombëtare financiare, siç është FMN-ja. OKB-ja mund të vijë më vonë, ajo nuk është aq me rëndësi nëse disa shtete shkaktojnë probleme”.

Për anëtarësimin e Kosovës në OKB pengesa më të mëdha kanë qenë Rusia dhe Kina. Pozicionet e këtyre dy vendeve e kanë bllokuar perpsketivën e Kosovës për anëtarësim në OKB një kohë të gjatë.

Procesi e Marrëveshja e Stabilizim Asociimit 

Procesi i Stabilizim- Asociimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor është lansuar më 1 nëntor 2000, si kornizë e politikave evropiane për marrëdhëniet midis BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, deri në anëtarësimin eventual të tyre.

Më pas, më 27 tetor të vitit 2015, në Strasburg të Francës, është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, e cila hyri në fuqi me 1 prill 2016.

Çfarë është marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA)?

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Kjo marrëveshje përcakton mekanizmat dhe afatet zyrtare për zbatimin e të gjitha reformave që do ta përafrojnë Kosovën në mënyrë progresive me BE-në, në të gjitha fushat e politikave, deri në përmbushjen e të gjitha standardeve të BE-së.

Kuvendi i Kosovës në kuadër të zbatimit të MSA-së, më 10 mars 2017, ka miratuar Programin Kombëtar për zbatimin e MSA-së, i cili përbën dokumentin kryesor kombëtar të politikave të anëtarësimit në BE.

Datat më të rëndësishme sa u përket marrëdhënieve mes Kosovës dhe BE-së

1 nëntor 2000- Nisja e Procesit të Stabilizim-Asociimit për Evropën Juglindore

21 qershor 2003- Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor

1 prill 2005- Komunikata e Komisionit Evropian e ardhmja evropiane për Kosovën

4 shkurt 2008- Veprimi i përbashkët për themelimin e EULEX-it në Kosovë

17 shkurt 2008Shpallja e pavarësisë së Kosovës

9 dhjetor 2008- EULEX-i bëhet operacional

14 tetor 2009- Komunikata e Komisionit Evropian Kosova- Realizimi i perspektivës evropiane të saj

19 janar 2012- Komisioni Evropian e fillon dialogun për liberalizim të vizave

10 shtator 2012- Kosova e shpallë përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur

10 tetor 2012- Studimi i fizibilitetit për MSA-në

25 korrik 2014- Inicimi i MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës

27 tetor 2015- Nënshkrimi i MSA-së

10 mars 2016- Kuvendi i Kosovës e miraton PKZMSA-në

1 prill 2016- MSA hyn në fuqi

4 maj 2016- Komisioni Evropian i propozon institucioneve të BE-së liberalizimin e vizave për qytetaret e Kosovës

9 nëntor 2016- Qeveria e Kosovës e aprovon Agjendën e Reformës Evropiane për të maksimizuar përfitimet ekonomike dhe politike të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

1 korrik 2018- Komisioni Evropian konfirmon se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ndër zhvillimet e fundit të Kosovës sa i përket anëtarësimit në Organizata nërkombëtare është data 15 dhjetor e vitit 2022, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në Republikën çeke, vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Ky aplikim para dorëzimit u nënshkrua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ata e kanë quajtur dorëzimin e aplikimit të Kosovës në BE hap historik për Kosovën.

Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika