SHBA do të mbajë një takim për Ukrainën në Gjermani

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin dhe kryetari i shefave të përbashkët të shtabit, gjeneral CQ Brown u nisën për në Gjermani të hënën për të marrë pjesë në takimin e 20-të të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës

Lloyd Austin

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin dhe kryetari i shefave të përbashkët të shtabit, gjeneral CQ Brown, u nisën për në Gjermani të hënën, për të marrë pjesë në takimin e 20-të të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, po udhëheq takimin e aleatëve të Ukrainës në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani më 19 mars, për të diskutuar për mënyrat se si të rritet mbështetja ushtarake për Kievin, përderisa paketa e ndihmës në vlerë prej 60 miliardë dollarësh vazhdon të jetë e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve për shkak të kundërshtimit të republikanëve.

“Koalicioni ynë prej rreth 50 kombesh do të vazhdojë të qëndrojë së bashku për t’i mbështetur nevojat e menjëhershme të fushëbetejës së Ukrainës dhe sigurinë afatgjatë,” tha Austin në X.

Takimi i së martës në bazën ajrore Ramstein do të mbledhë rreth 50 vende që kanë ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë që nga shkurti i vitit 2022.

Javën e kaluar, SHBA njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake urgjente prej 300 milionë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën.

“Sekretari Austin edhe një herë ka ftuar ministrat e Mbrojtjes dhe zyrtarët e lartë ushtarakë nga e mbarë bota për të diskutuar për krizën në Ukrainë dhe për çështje të tjera të sigurisë me të cilat përballen aleatët dhe partnerët e SHBA-së”, tha më herët për Radion Evropa e Lirë zyra për media e Forcave Ajrore amerikane në Evropë.

Ky do të jetë udhëtimi i parë i Austin jashtë shtetit që nga operacioni i tij në dhjetor.

Një ditë më herët, Këshilli Evropian miratoi krijimin e Fondit për Ndihmë të Ukrainës dhe dedikoi 5 miliardë euro për të. Me këtë fond, sipas BE-së, do të vazhdohet mbështetja e Ukrainës “për të mbrojtur veten nga lufta e agresionit rus”, duke premtuar se ndihma për Kievin do të zgjasë për aq kohë sa të ketë nevojë.

Me këtë fond, BE-ja tha se do të blihen “pajisje vdekjeprurëse dhe jovdekjeprurëse ushtarake” dhe do të ofrohen trajnime.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika