Turqia: Marrëveshja e grurit ukrainas “hap bazat për një mjedis të përhershëm paqeje”

Marrëveshja mes Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara është komentuar si një marrëveshje që "hap bazat për një mjedis të përhershëm paqeje" nga ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar

Fotoilustrim. Foto: CNN.

Në një fjalim të shtunën e 19 gushtit, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, ka thënë se  anijet e ngarkuara me grurë nga portet e Detit të Zi të Ukrainës në bazë të një marrëveshjeje eksporti të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, ka hedhur “bazën për një mjedis të përhershëm paqeje”.

“Që nga 1 gushti, gjithsej 53 anije kanë lundruar për dërgesat e grurit, 27 prej të cilave janë nisur nga portet ukrainase,” tha Hulusi Akar në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit të Stambollit (JCC) së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Guterres tha se më shumë se 650 mijë tonë metrikë drithë dhe ushqime të tjera “janë tashmë në rrugën e tyre drejt tregjeve në mbarë botën”.

Arrihet marrëveshja për eksportimin e grurit të Ukrainës

Kriza ushqimore

Pas takimit me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në qytetin perëndimor të Lviv të enjten, Guterres tha se kishte shenja se tregjet globale të ushqimit kishin filluar të stabilizoheshin pas marrëveshjes.

Zelensky më vonë u bëri thirrje vendeve të zhvilluara për të ndihmuar vendet në zhvillim të blejnë grurë.

“Lëvizja e drithërave nuk do të thotë shumë për vendet që nuk mund ta përballojnë atë,” tha Guterres të premten në Odesa, raporton CNN.

Antonio Guterres viziton një port në Odesa të Ukrainës

“Është koha për mbështetje masive dhe bujare në mënyrë që vendet në zhvillim të mund të blejnë ushqimin nga ky dhe portet e tjera. Vendet në zhvillim kanë nevojë për akses në financim dhe lehtësim borxhi tani. Ata kanë nevojë për burime për të investuar në njerëzit e tyre tani,” shtoi ai.

Sipas Programit Botëror të Ushqimit (WFP), uria globale është rritur masivisht nga 135 milionë njerëz me pasiguri akute ushqimore në 2019 në 345 milionë në vitin 2022. Ai përfshin “50 milionë njerëz në 45 vende që po trokasin në derën e urisë,” tha David Beasley, drejtori ekzekutiv i WFP.

Kriza e sotme është shumë më e keqe se rritja e mëparshme e çmimeve të ushqimeve nga 2007 në 2008 dhe 2010 në 2012, të cilat të dyja nxitën trazira në mbarë botën, duke përfshirë revolucionet në Lindjen e Mesme.

Ekspertët e sigurisë ushqimore kanë paralajmëruar rrezik të madh gjeopolitik nëse nuk merren masa.

“Ky vit ka dëshmuar tashmë destabilizimin politik në “Sri Lanka, Mali, Çad, Burkina Faso, trazira dhe protesta që po ndodhin në Kenia, Peru, Pakistan, Indonezi … këto janë vetëm shenja që gjërat që do të vijnë do të përkeqësohen,” shtoi Beasley.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika