Situatë e qetë në Veri të Mitrovicës në afërsi të Urës së Ibrit

Ndonëse mbrëmja e së premtes u mbyll me një shpërthim në Mitrovicën e Veriut, të shtunën e 10 dhjetorit, situata në Veri të Mitrovicës është e qetë

Situata në Veri të vendit





Ekipi i RTV Dukagjinit po qëndron në Veri të Mitrovicës me ç’rast po raporton se situata atje, përkatësisht në afërsi të Urës së Ibrit është e qetë.

Ajo çka vihet re mëngjesin  së shtunës së 10 dhjetorit, është se patrullimet e Policisë së Kosovës shihen në numër më të vogël sesa ditëve të tjera.

 

Ilustrim

Aktualisht, në lagjen e boshnjakëve është një patrullë e Policisë së Kosovës.

Ilustrim

Por, patrulla të policisë së Kosovës gjenden ne pjesë të ndryshme të Veriut.

Mbrëmja e djeshme u mbyll gjithashtu me një shpërthim në Mitrovicën e Veriut, i cili kësaj radhe ndodhi në afërsi të Policisë së Kosovës.

Më saktësisht, shpërthimi ka ndodhur në afërsi të lagjes “Tre Rrokaqiejt”, ku edhe ndodhet zyra e Komisionit Komunal Zgjedhor.

Informacionet e tilla, vazhdimisht po i bëjnë të ditura ekipet e gazetarëve të RTV Dukagjinit të cilët janë duke raportuar nga vendi i ngjarjes.





Situata në veri, gjithçka që ndodhi gjatë të premtes

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika