Kurti pret që QUINT-i e BE-ja ta dënojnë ashpër djegien e lokaleve të nënkryetares së Zveçanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar një dënim të ashpër nga ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i zyrës së BE-së për djegien e lokaleve të nënkryetares së Zveçanit, duke e cilësuar si akt kriminal, terrorist e qyqar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për rastin e djegies së lokaleve të nënkryetares së Komunës së Zveçanit duke theksuar se ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i zyrës së BE-së ta dënojnë ashpër këtë “akt kriminal, terrorist e qyqar”.

“Shpresojmë që edhe ambasadorët e Quintit dhe shefi i Zyres së BE-së, z. Tomas Szunyog, do ta dënojnë ashpër këtë akt kriminal, terrorist e qyqar”, ka thënë ai.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, kryeministri Kurti ka thënë se pikërisht me 8 Mars, “elemente kriminale në Zveçan zgjodhën e rizgjodhën dhunën, terrorin dhe sulmin, kësaj radhe ndaj pronës private, dyqanit të nënkryetares Tomaniq”.

“Ky duket të jetë “urimi” i tyre për 8 Mars për nënkryetaren Tomaniq dhe për të gjithë serbët që duan integrimin në Kosovë, çlirimin nga struktura kriminale që kërcënojnë dhe pavarësimin nga Beogradi zyrtar që i shantazhin”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.

Sipas tij, Dita Ndërkombëtare e Grave shënohet me mirënjohje, përkujdesje, dashuri e angazhim të përbashkët për barazi, e jo me dhunë e terror.

“Përgjigjja ndaj akteve të tilla dhe personave përgjegjës është sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës. Kurse ndaj serbëve të Kosovës që vazhdojnë të përballen me dhunën fizike e psikologjike dhe kërcënimet e vazhdueshme, është mbështetja e inkurajimi për të plotësuar deri në fund vullnetin e tyre”, ka shkruar tutje Kurti.

Pas rastit të djegies së lokaleve të saj, nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq ka theksuar dyshimet e saj se akti mund të ketë qenë përgjegjësi i Listës Serbe ose “Brigada e Veriut”.

Ajo për Dukagjinin ka thënë se Lista Serbe dhe “Brigada Veriut” janë ata që kundërshtojnë përpjekjet e serbëve për të punuar në institucionet e Kosovës.

“Është e çuditshme si Lista Serbe kundërshtojnë punën në institucionet kosovare kur janë ata vet që po bëjnë thirrje që të bëhen pjesë e këtyre institucioneve”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se kjo nuk e frikëson dhe nuk do ta ndalë punën e saj si nënkryetare, madje do të punoj që këto objekte të jenë edhe më të mëdha se sa janë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në orët e para të së premtes.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika