Opozita akuzon Kurtin për marrëveshjen për energji

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ferat Shala ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për marrëveshjen e arritur me Serbinë për energji se a është marrëveshja e njejtë nënshkruar vite më parë apo është marrëveshje e re dhe se a e cenon sovranitetin territorial të Kosovës ashtu siç kishte pretenduar Kurti sa ishte në opozitë

Deputetët e opozitës, Besnik Tahiri nga AAK dhe Ferat Shala nga PDK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, duke iu drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka kërkuar informata të hollsishme lidhur me marrëveshjen për energji me Serbinë, të arritur të martën e 21 qershorit në Bruksel.

Gjatë seancës në kuvendin e Kosovës, Shala, ka thënë se dëmi material për vonesën e implemtnimit në çfaredo sektori është dhjetëra e qindra milionë.

“Dje patëm një kthesë të rëndësishme në sektorin energjetik dhe në jetën e përgjithshme ekonomike. Patëm një marrëveshje të re, apo udhërrëfyes të cilën qeveria na sjelli pas më shumë se nëntë vitesh marrëveshje të cilën Albin Kurti dhe qeveria e sotme e kishin fyer, denigruar, sharë, e kishin anatemuar deri në baza politike partiake por edhe në aspekt të tradhëtisë kombëtare”, është shprehur Shala.

Sipas tij, do të ishte mirë që kryeministri Kurti të tregojë se këtë marrëveshje a e quan të vjetër apo të re.

“Nëse është e vjetër cila është e vërteta juaj që keni folur tash e 9 vjet, a është e vërtetë që kjo marrëveshje e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës? Nëse është marrëveshje e re, na thuaj se çka ka ndryshuar nga ajo e vjetra?”, ka pyetur Shala.

Shala ka kërkuar dallimin midis marrëveshjes së vjetër e cila ishte nënshkuar në vitin 2013 nga ish-kryeministër Hashim Thaçi, dhe kësaj të resë.

“Na thuaj dallimin në mes të resë dhe të vjetrës, çka fiton Kosova sot në sektorin energjetik, çka ka humbur Kosova sot në energjetik, na thuaj a dominon marrëveshja ndërkombëtare mbi rregullativën tjetër ligjore, sepse një pjesë e kësaj marrëveshje implikon direkt edhe ZRRE-në, që do të implementojë një pjesë të kësaj marrëveshje”, ka potencuar Shala.

Në ndërkohë, deputeti i partisë më të madhe opozitare, ka kërkuar që të dijë se a do të ketë implikime në pjesën tjetër të Kosovës.

Sipas tij, i pari i qeverisë, do të duhej që të kërkonte falje për të gjithë atë që është thënë deri më tani nga ana e tyre sa ishte në opozitë.

“Nëse nuk keni sqarime të duhura sot, do të duhej të na kërkoni faljë për të gjithë atë që keni thënë tash e 9 vjet për këtë marrëveshje të cilën po e riktheni në tavolinë pa asnjë ndryshim. Kërkoj sot të kemi një informatë të hollsishme, kush dhe sa negocio, çka ndryshoi, pse nuk ndryshoi”, ka thënë ai.

Tahiri: Kërkojmë që kjo marrëveshje të monitorohet

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, lidhur me marrëveshjen për energji me Serbinë, ka thënë se nëse udhërrëfyesi i prezentuar hyn në zbatim të plotë atëherë do të ndryshojë për të mirë situatën.

Në fjalën e tij gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar që e njëjta marrëveshje të monitorohet saktësisht.

“Dje qeveria e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje për energji, e cila bazën e ka në vitin 2013 dhe 2015. Për një marrëveshje për të cilën si subjekt politik e kemi prezentuar një analizë të 9 pikave dhe i kemi dhënë mbështetje, duke e ditur që ky vendim dhe marrëveshje e përmirëson situatën prej asaj në të cilën jemi sot. Udhërrëfyesi i cili është prezantuar, nëse hyn në zbatim të plotë do të ndryshojë situatën për të mirë, nëse jo do të përkeqësojë situatën në vend”, është shprehur Tahiri.

Teksa i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deputeti i AAK-së, ka kërkuar të dijë se si grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka reflektuar kur është dorëzuar Projektrezoluta për sigurinë në vend.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri

“Si është e mundur që grupi yt parlamentar të mos reflektojë për një rezolutë të tillë dhe ne të mbështesim ty e qeverinë tuaj përkundër faktit që ju me 10 shtator 2015 kësaj marrëveshje i keni thënë legalizim i Serbisë në Kosovë, dhe nuk jeni në gjendje të shihni pak përtej kur është agjenda kombëtare nacionale në fushën e sigurisë”, ka thënë ai.

“Veprimet që kanë ndodhur përgjatë këtij rrugëtimi 1 vjeçar të qeverisë suaj, reflekton një kurs të ndryshimit të qëndrimeve tua politike përgjatë kohës që jeni në qeveri por edhe përgjatë asaj që keni krijuar kauza. Kërkesa jonë është që ju meqë po i ndryshoni qëndrimet dhe po reflektoni, refomoheni apo siç doni quani, kërkesa jonë është të ndryshoni qëndrime në 5 pika të cilat e prekin qytetarin drejtpërdrejt”.

Ai po ashtu, ka kërkuar nga mazhoranca që të votojë në lexim të parë Projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika