Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Lagumdžija, ka thënë se votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë dhe nuk do të zhvillohet më 2 maj

Varrezat në Srebenicë. Foto: Kemal Softic/ASSOCIATED PRESS

 Ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Lagumdžija, ka thënë se votimi për një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë që ishte planifikuar të mbahej më 2 maj, është shtyrë.

Kështu ka thënë Lagumdžija për N1.

“Në këtë moment e dimë se seanca nuk do të mbahet më 2 maj, sepse sot po e dërgojmë tekstin e rezolutës për rishikim nëse vendet anëtare të OKB-së kanë ndonjë propozim tjetër për tekstin. Asambleja e përgjithshme do të mbahet pas datës 6 maj, në varësi të orarit të seancave, të cilat do ta dimë të martën”, ka thënë Lagumdžija.

“Dhe misioni i Bosnjës dhe Hercegovinës në OKB mori pjesë në këtë vendim për t’i lënë ata që kanë nevojë për kohë ose ata që janë të gatshëm për një kuptim më të mirë të tekstit të rezolutës, që si grup miqsh dhe sponsorizues të rezolutës, ata janë të hapur për konsultime të mëtejshme”, ka thënë tutje ai.

Në fund, Lagumdžija ka theksuar se në vendimin për shtyrjen e votimit kanë marrë pjesë edhe vendet sponsorizuese të rezolutës, në mënyrë që, siç theksoi më herët, t’u jepet kohë atyre që kanë nevojë ose atyre që janë të gatshëm të kuptojnë më mirë tekstin e rezolutës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika